Akanji është gjeni në matematikë, aftësitë e jashtëzakonshme të mbrojtësit të ri të Interit

Manuel Akanji, afrimi më i fundit i Interit nga Manchester City, është jo vetëm një mbrojtës i fortë dhe fitues, por edhe “gjeni i matematikës”. Ai merr vendin e Benjamin Pavard te zikaltërit dhe sjell me vete përvojë e trofe të shumtë. Talenti i tij me numrat u zbulua në një emision zviceran, ku iu bënë pyetje të menjëhershme me shumëzime mes numrave 11 dhe 99.

Akanji u përgjigj saktë në më pak se një sekondë. I njëjti eksperiment u përsërit më vonë në Angli nga “Sky Sports”, ku ai zgjidhi menjëherë shumëzime të vështira si 23×42, 93×60 apo 77×26. “Që fëmijë kisha pasion për numrat, fitoja gjithmonë garat e llogaritjes në shkollë”, – tregoi ai.

Në karrierë, Akanji ka fituar 12 trofe, përfshirë Champions League dhe tripletën historike me Manchester City më 2023. Interi merr kështu një mbrojtës të nivelit të lartë, i cili bashkon inteligjencën në fushë me aftësi të jashtëzakonshme edhe jashtë saj.

The post Akanji është gjeni në matematikë, aftësitë e jashtëzakonshme të mbrojtësit të ri të Interit appeared first on Telesport.