Simpoziumet, konferencat dhe bashkëpunimet shkencore, tash e tutje do t’i kenë më të shpeshta.
Kjo pasi akademikët e dy shteteve, Kosovës e Malit të Zi, të martën i dhanë firmën një dokumenti i cili zyrtarizon punën e tyre të përbashkët, njofton Klan Kosova.
Kjo iniciativë po vlerësohet shumë nga nikoqiri, Nexhat Daci.
I lumtur është edhe homologu i Dacit, malaziasi Dragan Vukceviq, i cili tha se me bashkimin e dy shteteve në fushën e shkencës, mund të arrihet shumë.