Ajvazi pas vendimit të Supremes: ZRrE veproi jashtë ligjit për tregun energjetik – bizneset u detyruan të dalin në treg të lirë

Kushtrim Ajvazi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku ka aprovuar kërkesëpadinë e paraqitur nga OEK kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar dy nene të rëndësishme të udhëzuesve që rregullojnë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Ajvazi në emisionin Euro në T7 thotë se ZRrE’ja nuk ka arritur ta dëshmojë që ka vepruar në formë ligjore për daljen në treg të lirë të energjisë elektrike.

“ZRRE në asnjë pikë nuk ka arrit me dëshmu që ka vepru në formë ligjore për daljen në treg të lirë të energjisë elektrike. Unë jam i habitur edhe me deklarimin e ZRRE’së, krijimin e lajthitjes së aktgjykimit të Supremes, ku thotë se Supremja nuk e ka ndalu procesin e daljes në tregun e lirë. Është e vërtet që decivisht nuk shkrun që ndalohet dalja në tregun e lirë, por ka pragrafa të ndryshëm të aktgjykimit që dëshmojnë se cdo hap në tregun e lirë nuk i ka ndjek procedurat ligjore”, tha ai.

Tutje, ai thotë se bizneset janë detyruar të dalin në treg të lirë.

“Madje, ne ato shqetësime që i kemi thënë prej fillimit, asnjë nga bizneset nuk kanë qenë kundër daljes në tregun e lirë, por ne jemi dalë në tregun e lirë në mënyrë të detyrueshme. ZRRE thotë se na nuk i kemi detyru me dal në treg të lirë, e kush na detyrojë neve? Kush shkoj nëpër biznese me u bo shkyqja elektrike, ato biznese që nuk nënshkrujnë kontrata për me dal në tregun e lirë, kanë shku me polici”, tha mes tjerash Ajvazi.