“Ajo që po ndodh me Vinicius është diçka e shëmtuar, nuk ka emër”

Largimi i Xabi Alonso nga Real Madridi dhe emërimi i Álvaro Arbeloa si trajner i ri po shkakton reagime të shumta. Kritikat e ashpra po bien mbi lojtarët e bardhë, një prej tyre është Vinicius, i cili ka pasur disa sjellje të paqarta ndaj trajnerit të mëparshëm.

“Ajo që bëhej me Vinicius nuk kishte emër, po e nënvlerësonin. Ai është pasuri e Real Madridit”, – tha gazetari Roberto Gómez në “Radio Marca”, duke e quajtur si “zakon të shëmtuar” kur tifozët e fishkëllejnë në “Santiago Bernabéu”.

Për Arbeloa, gazetari shtoi: “Më pëlqen shumë. Biografia e tij si futbollist është spektakolare. Është një zgjedhje e madhe që të jetë trajner i Real Madridit, e njeh mirë klubin dhe strukturën e tij”. Ai përfundoi duke theksuar se me Xabi Alonso në stol, Real Madridi dukej si “një skuadër e vogël”.

 

The post “Ajo që po ndodh me Vinicius është diçka e shëmtuar, nuk ka emër” appeared first on Telesport.