Edhe pse ndiqej nga disa klube të mëdha në 5 ligat kryesore në Europë, Raul Moro ka vendosur t’i bashkohet Ajax-it për 12 milionë euro. Nënkampioni i Holandës ka arritur marrëveshjen me Valladolid për transferimin e sulmuesit anësor, Raul Moro, i konsideruar si një futbollist i ri shumë premtues për të ardhmen.
Duke përfituar nga rënia e Valladolid në Segunda Divizion, gjiganti holandez ka nxituar të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt duke ditur që për anësorin ka interes nga shumë klube. Tek Ajax, Raul Moro do të ketë mundësinë ideale për t’u rritur shumë si lojtar dhe transferimi aty të shërbëjë si trampolinë që pas 2-3 sezonesh të bëjë hapin e madh në karrierë, te ndonjë nga klubet gjigante në top ligat e Europës.
Për një sezon, Moro ka qenë pjesë e të rinjve të Barcelonës, më pas shkoi te Lazio, ku provoi të ishte pjesë e ekipit të parë, por pa sukses. Më pas erdhën disa huazime rresht, derisa verën e kaluar u transferua përfundimisht për 2.5 milionë euro te Valladolid. Mjaftoi një sezon në La Liga për të treguar cilësitë e tij, edhe pse ekipi i tij ra nga La Liga. Ai shënoi 5 gola dhe dha 6 asiste, ndërsa tani është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij.
The post Ajax zë në befasi klubet e mëdha, nënshkruan me yllin e ri të futbollit spanjoll për 12 milionë euro appeared first on Telesport.