Ajax përjashton 7 nga lojtarët kryesor të ekipit vetëm me një mesazh në WhatsApp, ja arsyeja

Ish-qendërmbrojtësi i njohur i Holandës, John Heitinga, e ka nisur me “dorë të hekurt” punën si trajneri i ri i Ajax. Pas dështimit të turpshëm në sezonin e kaluar, ku Ajax e “lëshoi” nga duart titullin në 5 ndeshjet e fundit, “viktima” e parë ishte padyshim trajneri italian, Francesco Farioli, i cili u largua menjëherë pas ndeshjes së fundit.

Me zyrtarizimin e Heitinga në krye të stolit, kanë nisur dhe ndryshimet e para. Trajneri i ri iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të përjashtojnë 7 nga lojtarët kryesor të ekipit. Arsyeja zyrtare ende nuk bëhet e ditur, por dyshohet se ata konsiderohen po aq fajtorë sa ish-trajneri Farioli për titullin e humbur sezonin e kaluar dhe mbi të gjitha John Hieitinga nuk është i kënaqur me angazhimin dhe sjelljen e tyre.

Në këtë mënyrë, drejtori teknik i Ajax-it, Alex Kroes, përmës një mesazhi në grupin e WhatsApp iu ka bërë të ditur 7 lojtarëve se nuk janë të mirëpritur më në bazën stërvitore të klubit dhe nga ky moment janë të lirë të gjejnë një ekip të ri.

Sipas asaj që raporton “De Telegraaf”, 7 lojtarëve të përjashtuar iu është ndaluar të përdorin edhe palestrën dhe fushën stërvitore, si dhe iu janë hequr vendet e parkimit për makinat e tyre që kishin pranë klubit. Të shtatëve iu është lënë në dispozicion vetëm një fizioterapist. Bëhet fjalë për këta futbollistë: Borna Sosa, Kristian Hlynsson, Christian Rasmussen, Jay Gorter, Branco Van den Boomen, Chuba Akpom dhe Carlos Forbs.

The post Ajax përjashton 7 nga lojtarët kryesor të ekipit vetëm me një mesazh në WhatsApp, ja arsyeja appeared first on Telesport.