Pas humbjeve ndaj Udineses dhe Juventusit, kërkon reagim të shpejtë ndaj Ajaxit. Në debutimin e tij si trajner në Champions, Cristian Chivu foli në konferencë për mediat: Ndikimi i ADN-së së Ajax? Marr me vete kulturën e qasjes ndaj ndeshjes që u bashkua me atë italiane. Jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar atje, jo vetëm si lojtar, por edhe si person.
Mentaliteti i skuadrës sime? Interi është i fortë, e tregoi edhe me Juventusin. Humbja e derbit nuk i fshin gjërat e mira që kemi bërë. Mungon vetëm vazhdimësia dhe motivimi nga rezultatet.
Lautaron do ta vlerësojmë para ndeshjes. Nuk kam diskutuar për ndryshim portieri. Nuk është e drejtë të sulmohet publikisht Sommer; ka treguar vlerat e tij. Martinez dhe Di Gennaro do të kenë mundësitë e tyre, por Sommer tani duhet të mbështetet edhe humanisht”.
The post Ajax-Inter, flet Chivu: Portierin Sommer nuk e ndryshoj vetëm pse e kërkon publiku appeared first on Telesport.