Ajax e bën “sefte”, “Nëndetësja e Verdhë” përmbytet në shtëpi (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në “Estadio de la Ceramica”, Villareal u mund 2-3 nga Copenhagen. Danezët gjetën avantazhin që në minutën e 2-të, me Mohamed Elyounoussi, i cili shënoi pas asistit perfekt të Marcos Lopez. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, 0-1.

Pjesa e dytë nis vrullshëm, ku shënohen 3 gola në 9 minuta. Në minutën e 46-të, Villarreal barazon shifrat me Comesana. Një minutë më pas, Copenhagen kalon sërish në avantazh me Achouri, i cili shënoi pas asistit të Zague. Në minutën e 55-të, Oluëasey barazoi sërish shifrat për “Nëndetësen e Verdhë”. Goli i fitores së madhe për danezët do të vinte në minutën e 90′ me Andreas Cornelius.

Në Baku, Qarabag edhe pse kaloi dy herë e para në avantazh, në fund humbi 2-4 ndaj Ajax-it, fitorja e parë ëpr holandezët në këtë sezon. Camilo Duran shënoi ëpr vendasit në minutën e 9-të, duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit të holandezëve dhe moskuptimit me mbrojtësin. Kasper Dolberg barazoi shifrat për Ajax-in në minutën e 39-të, me një gol të bukur me goditje nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, Matheus Silva kaloi sërish në avantazh Qarabag, me një goditje të bukur brenda zonës, pas një aksioni perfekt. Në minutën e 79-të, Oscar Gloukh barazoi shifrat me një gol të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Goli i përmbysjes së madhe për holandezët do të vinte në minuten e 83′ me Anton Gaaei. Oscar Gloukh shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Ajax në minutën e 90′, duke vulosur përfundimisht fitoren 2-4 për holandezët.

SHIHGOLAT

The post Ajax e bën “sefte”, “Nëndetësja e Verdhë” përmbytet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.