Pas debutimit të Kees Smit me kombëtaren A të Holandës në fitoren 2-1 në miqësoren ndaj Norvegjisë, Rafael Van der Vaart është gjithmonë e më i bindur se 20-vjeçari i AZ Alkmaar do të jetë Frenkie de Jong i ri.
“Ai ishte nervoz dhe nuk pati një ndeshje të shkëlqyer, por në përgjithësi ishte një debutim i mirë. Mendoj se ka pak lojtarë që, kur thirren për herë të parë në kombëtaren e madhe, janë menjëherë titullarë. Smit është një talent unik. Ai ka potencialin të bëhet Frenkie de Jong i ri. Do ta shijojmë shumë duke e parë në fushë”, tha Van der Vaart, në një intervistë për ESPN.
Kujtojmë se për mesfushorin holandez ka interes të madh prej kohësh nga ana e Real madridit, por së fundmi në garë për të është futur edhe Barcelona. AZ Alkmaar e vlerëson rreth 40 milionë euro dhe me siguri që Kees Smit po luan ndeshjet e fundit me këtë klub, pasi largimi drejt një ekipi të madh në verë duket gjithmonë e më i sigurt.
The post “Ai do të jetë Frenkie de Jong i ri, do ta shijojmë shumë duke e parë në fushë” appeared first on Telesport.










