Sot feston ditëlindjen Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari dhe i Hamëz Jasharit.
Me këtë rast, nuk kanë munguar urimet për figurën e njohur të familjes Jashari.
Një nga urimet ka ardhur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përmes një postimi ka shprehur respektin dhe vlerësimin për Bacën Rifat.
“Baca Rifat, urime ditëlindjen, e rrofsh sa do vetë. Të fala familjes, paç sh’netën e shtëpinë plot”, ka shkruar Ahmeti, duke i uruar shëndet të plotë.











