Ahmeti takon Krasniqin pas protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, menjëherë pas përfundimit të protestës së organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Pas fjalimit të tij në protestë, e cila mblodhi dhjetëra mijëra qytetarë, Ahmeti është parë duke hyrë në selinë e PDK-së në Prishtinë, ku është pritur nga Krasniqi.

Bëhet e ditur se në këtë takim dy liderët diskutuan për mbarëvajtjen e protestës dhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

The post Ahmeti takon Krasniqin pas protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Kosovapost.net.