Ka përfunduar takimi koordinues për temat e dialogut Kosovë -Serbi. Nikoqiri i këtij takimi, kryetari i Kuvendit Kasdri Veseli tha se procesi i dialogut do të jetë transparent. Ai tha se marrëveshja me Serbinë do të sjellë njohjen për Kosovën, raporton “Zëri.info”.
Kurse bashkëkryesuesi Delegacionit Shtetëror Shpend Ahmeti tha se pas takimit që ky ekip negociator ka pas me ndërmjetësuesen Federica Mogherini gjërat janë qartësuar për ekipin. Ahmeti tha se nuk do të ketë më dialog teknik ku arrihet një marrëveshje e më pas shikohet se a po zbatohet, por se do të kërkohet respektim i plotë i marrëveshjes dhe se nëse ndonjë pikë e saj nuk respektohet atëherë nuk vlen asnjë pikë e marrëveshjes.
Ahmeti tha se ky ekip nuk është për të bërë kompromise, por tha se nuk ka tema tabu.
“Nuk ka temë tabu për ne, do të dëgjojmë çdo ide që do të na ofrohet do të bisedojmë me qytetarët”, deklaroi Ahmeti.