Ahmeti: Me zemër në Strasburg, padrejtësia ndaj UÇK-së duhet të marrë fund

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e paralajmëruar sot në Strasburg, protestë që, sipas tij, ngrihet kundër një padrejtësie historike që po i bëhet UÇK-së dhe popullit shqiptar.

Ahmeti tha se sot mendjet dhe zemrat e shqiptarëve janë me bashkëkombasit që do të protestojnë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pikërisht aty ku, siç shprehet ai, filloi “padrejtësia e madhe”.