Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar në lidhje me vendimin e Këshillit të Gjyqësorit të Kosovës rreth certifikimit të listave të KQZ’së.
Ahmeti ka thënë se vendimi i fundit nga KSHGJK, nuk mund të jetë i shtetit të kapur ashtu siç po thotë Albulena Haxhiu, mirëpo vendimi për dënimin e tyre mund të jetë i shtetit të kapur, pasi sipas tij janë dënuar për aktivizim politik.
Ai tha se kur vendimet nuk janë në favor të Vetëvendosjes, ata thonë menjëherë se janë vendime si pasojë e shtetit të kapur.
“Nuk kanë pasur rrugëdalje tjetër se nuk do ta bënin, kjo nuk është hendikep, kjo vetëm se i ndihmon Vetëvendosjes, e pash nga deklarata e Albulena Haxhiut që është shtet i kapur, ku vazhdon ajo storia apo dëshmisë që e ka ligjëru Vetëvendosja ku vendimet e institucioneve kur nuk janë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje janë si pasojë e shtetit të kapur, unë mendoj se kjo është gabim pasi e thotë ligji shkronjë për shkronjë, interpretim i ligjit për dënimet në tri vitet e fundit”, tha Ahmeti në Pressing të T7.
“Vendimi i fundit nuk mund të jetë i shtetit të kapur, mendoj që vendimi i shteti kapur është dënimi i këtyre deputetëve për aktivizim politik”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se po i bartim pasojat e disa vendimeve të më hershme të cilat ka marrë Gjykatat Kushtetuese.