Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatet të zgjedhjeve lokale në kryeqytet, ku kandidati i Lidhjes Demokratike, Përparim Rama, po udhëheq në raundin e parë.
Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ahmeti tha se epërsia e Ramës nuk e ka befasuar, pasi – sipas tij – gara ishte e ngushtë dhe u përcaktua nga forca organizative e partive.
“Unë nuk jam i befasuar me rezultat, është pritur një garë, është ajo që ka qenë e ngushtë. Ndoshta ka mujt me qenë Hajrullahu pak përpara, por ajo çka muj me konkludu është se LDK dhe Vetëvendosje kanë strukturë më të fortë”.
Kësaj here Urani (PDK) po të kishte strukturë të fortë, ka qenë e qartë se te njerëzit e pavendosur ka fitu Urani, ndërsa te njerëzit që janë bastion, strukturë, dhe në këtë rast LDK e ka strukturën, dhe kisha me thënë edhe tutje LVV-ja në anën tjetër e ka ndërtu një strukturë, i ka mbledh maksimumin që kanë mujt me mbledhë në këtë strukturë”, deklaroi Ahmeti.