Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcillet edhe pas muajit të shenjtë (VIDEO)

Hoxhë Ahmed Kalaja ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në emisionin “Ora Shtatë”, hoxhë Kalaja tha se Fitër Bajrami përcjell mesazhin e Ramazanit përtej muajit të shenjtë, transmeton klankosova.tv.

“Qëllimi është si ta ruajmë atë ëmbëlsinë ose mirësinë që e kemi fituar gjatë Ramazanit, që ta transmetojmë edhe pas tij”, u shpreh hoxha në Klan Kosova.