,

AGK për Projekligjin për KPM-në: Kërkon që Qeveria të tërhiqet e VV-ja të mos e votojë

Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe Këshilltarja ligjore, Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari kanë mbajtur konferencë për medie, ku kanë shprehur pakënaqësitë për Projekligjin për KMP-në.

Në komunikatën për medie të AGK-së është thënë se Projekligji për KPM-në është draftuar në mënyrë jotransparente dhe pa përfshirjen e shoqërisë civile.

“Projektligji për Komisioni e Pavarur për Media është draftuar nga qeveria në procedurë jotransparente, pa përfshirjen e shoqërisë civile dhe të industrisë së mediave dhe është aprovuar në qeveri në kohë festash të fundvitit. Komisioni për Media i Kuvendit të Kosovës e ka trajtuar projektligjin në një shpejtësi të madhe, pa përfshirje të shoqërisë civile ndërsa opozita përgjithësisht ka qenë e painteresuar në procesin e draftimit dhe nuk ka ofruar alternativa tjera nga ajo çfarë ka propozuar pushteti.” – thuhet në njoftim.

Më tej, në komunikatë thuhet se edhe Këshilli i Europës, Komisioni Europian, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, kanë gjetur që Projektligji nuk është brenda standardeve evropiane si dhe 83 për qind e rekomandimeve të tyre janë injoftuar.

“Këshilli i Europës, Komisioni Europian, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë kanë gjetur që projektligji devijon nga standardet europiane dhe kanë ofruar rekomandime për ta përmirësuar projektligjin. Rekomandimet nuk janë shqyrtuar apo trajtuar me seriozitet nga ana e Komisionit për Media dhe 83% e tyre janë injoruar.”

“Projektligji për KPM nuk është i qartë, krijon pasiguri juridike dhe nuk respekton parimin e proporcionalitetit. Përmes tij, ndër të tjera, pritet të kapet politikisht Komisioni i Pavarur për Mediadhe mediat online do t’i nënshtrohen një rregullimi kaotik që nuk do të funksionojë në praktikë. Nëse aprovohet projektligji, pluralizmit medial si një arritje dhe vlerë që e dallon Kosovën nga rajoni do të rrezikohet seriozisht.” – thuhet në komunikatë.

AGK ka kërkuar nga Vetëvendosjes që të mos e votojnë këtë Projekligj që shkelë standaret e Këshillit të Evropës.

“Ne e ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje që të mos e votojë këtë projektligj që shkelë standardet e Këshillit të Europës dhe kërkojmë që draftimi i tij të bëhet përmes një grupi të gjerë punues që përfshinë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe industrisë së medias. Ne shprehim gatishmërinë tonë që të ndihmojmë procesin e draftimit me synimin për një ligj për media që është në pajtim të plotë më standardet europiane.”

“Kosova ka pësuar një rënie të paprecedentë dhe alarmante në indeksin e lirisë së mediave të Reporterëve pa Kufij, duke rënë për 19 vende në krahasim me vitin paraprak. Miratimi i këtij ligji nuk do të kontribuojë në përmirësimin e lirisë së mediave në vend.” – përfundon komunikata.

Kujtojmë se ky Projekligji pritet që të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria Kurti ishte kritikuar edhe për votimin e një anëtare në Bordin e KMP-së e afërt me pushtetin e VV-së.

Related Posts