AGK e dënon kërcënimin dhe pengimin e ekipit të Klan Kosova në Strellc

Reagimi i AGK-së

Pengohet ekipi i Klan Kosovës në Strellc

Një ekip i televizionit, Klan Kosova – gazetarja Gremisa Latifi, kameramani Arbnor Ibriqi dhe shoferi, Gazmend Salihu janë penguar fizikisht nga një invidid, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit.

Një person ka dalë nga vetura dhe i ka sharë gazetarët duke kërkuar që ata të mos xhirojnë.

AGK-ja e dënon këtë kërcënim dhe e fton Policinë e Kosovës, të nisë punën për identifikimin e individit në fjalë. Gazetarët duhet të lejohen që të bëjnë punën e tyre të papenguar, në interes të inforimit të publikut.