AGK dënon sulmin e Dejona Mihalit ndaj gazetarit Adriatik Kelmendit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënur sulmet personale të Dejona Mihalit të Vetëvendosjes kundër gazetarit, Adriatik Kelmendit.

AGK shprehet i shqetësuar për retorikën që VV’ja po e vazhdon ndaj gazetarëve.

AGK-ja dënon sulmet personale të Dejona Mihalit të VV-së kundër gazetarit, Adriatik Kelmendi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës së papranueshme nxitëse kundër gazetarëve nga ana e Vetëvendosjes.

AGK-ja dënon fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka bërë kundër gazetarit, dhe autorit të emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi.

Mihali, sikurse zyrtarë të tjerë të VV-së në këtë mënyrë kanë vazhduar me sulme të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve, menjëherë pas publikimit të raportit të Reporterëve Pa Kufij, që e rangon Kosovën në vendin e 99-të për lirinë e medias.

Reagimet e Vetëvendosjes dhe zyrtarëve të saj kanë nxitur qindra komente me fjalor kërcënues ndaj gazetarëve, mediave dhe AGK-së në tri ditët e fundit.

AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin për minimin e vazhdueshëm të lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. /Demokracia.com/