Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se është bërë një fushatë denigruese kundër radios në gjuhën serbe Radio Gorazhdeci.
Në një njoftim në Facebook, AGK bën të ditur se sipas raportimeve, një portal me emrin SrpskiGlas.rs ka publikuar një artikull në të cilin bëhet thirrje për bojkotimin e këtij mediumi, me arsyetimin se “janë në shërbim të Kosovës së pavarur”.
“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë lloj targetimi dhe kërcënimet pasuese që rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve të këtij mediumi. Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa pengesa dhe pa u frikësuar”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv