Agjenti i Weah shpërthen në akuza ndaj Juventus: Turp, askush s’mund ta trajtojë si kukull

Timothy Weah një hap larg Nottingham Forest? Të paktën kështu mendon Badou Sambague, agjenti i lojtarit, i cili është qartësisht i mërzitur me Juventus.

“Weah është një lojtar fantastik dhe një shok skuadre fantastik. Të shohësh njerëz që sillen kështu për parà dhe egoizëm është një turp. Juventus më ka zhgënjyer shumë”, tha menaxheri i lojtarit që luan për Amerikën.

Më tej, ai shtoi: “Sidoqoftë, askush nuk mund ta trajtojë një nga lojtarët për të cilët kujdesem duke e dërguar majtas ose djathtas si një kukull”.

Jam i lumtur që Timo ka një arsim të shkëlqyer dhe një personalitet që i lejon atij të qëndrojë i përqendruar në ndeshje“, tha menaxheri i Timothy Weah, i zhgënjyer nga bardhezinjtë.

Ajo që deri pak ditë më parë merrej si e mirëqenë, përkatësisht shitja e amerikanit në Angli për të mbledhur parà dhe për t’i riinvestuar ato në marrëveshjen e Jonathan David, duket evidente.

Juve dhe agjenti i lojtarit, së shpejti do të duhet të takohen për të identifikuar një strategji të përbashkët. Bardhezinjtë nuk e konsiderojnë më Weah pjesë të projektit, por destinacioni i zgjedhur për të nmga klubi italian nuk do të pranohet domosdoshmërisht me dëshirë.

Megjithatë, koha po mbaron, sepse marrëveshja për David duhet të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jetë në dorë të Juves të përmirësojë marrëdhëniet me agjentin e Timothy Weah dhe të arrijë një marrëveshje që i kënaq të gjithë.

The post Agjenti i Weah shpërthen në akuza ndaj Juventus: Turp, askush s’mund ta trajtojë si kukull appeared first on Telesport.