Agjenti i Vinicius zbarkon në klubin e bardhë, rifillojnë bisedimet për rinovimin e brazilianit

Në shtëpinë e Real Madridit prej kohësh është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi i bardhë dëshiron të lëvizë në kohë për “ta blinduar” edhe më shumë brazilianin, që të mos rrezikohet nga surpriza kur t’i mbetet vetëm një vit nga skadimi i kontratës.

Sot, siç raporton “El Chiringuito”, agjenti i sulmuesit ka mbërritur në selinë qendrore të Valdebebas, duke shmangur pyetjet e gazetarëve dhe refuzuar të përgjigjej në lidhje me të ardhmen e mundshme të lojtarit të lindur në vitin 2000.

Vullneti i palëve është që të nisin menjëherë bisedimet për rinovimin, edhe pse është e vështirë që marrëveshja të arrihet para fundit të vitit. Objektivi i Real Madridit është që t’i mbyllë tratativat para fillimit të vitit 2026, pasi klubi është i vetëdijshëm për rreziqet që sjell mbërritja në vitin e fundit të kontratës.

The post Agjenti i Vinicius zbarkon në klubin e bardhë, rifillojnë bisedimet për rinovimin e brazilianit appeared first on Telesport.