Agjencia për Menaxhimin Emergjent: Rreziku nga zjarret mbetet i lartë, 8 vatra ende aktive

Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka njoftuar se gjendja me zjarret në vend, është rënduar si pasojë e temperaturave si dhe erërave të forta.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 66 raste të zjarreve, derisa aktive janë 8 vatra zjarri në këto komuna: Pejë, Lipjan, Shtime, Malishevë, Skenderaj, Istog, Ferizaj, Gjilan.