Zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar pasi e ka kuptuar se kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se është ftuar të marrë pjesë në Qeverinë Kurti.
Meta përmes një komenti në Facebook ka ironizuar duke thënë se më në fund “po dojka i lumi Zot me na shpërbly”.
Kujtojmë se Agim Bahtiri në një takim që e ka pasur në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë ka thënë se është ftuar të marr pjesë në Qeverinë Kurti.
Por, sipas Bahtiri, ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës.