Pas gjetjes së trupit të të riut pa shenja jete në gërmadhat e pjesës së shembur të ish-Hotelit “Adriatiku”, kryetari i i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka shpallur të martën ditë zie në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur Bahtiri përmes një postimi në Facebook.
“Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”
Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.
Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut.
Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit”.
AB