Afrohet balotazhi, por votat e rundit të parë ende në numërim

Qytetarët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit më 9 nëntor.

Për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti të premten një mbledhje ku u tregua zyrtarisht sa do të zgjasë fushata për këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, raporton Klan Kosova.

Për votuesit nga jashtë Kosovës nuk do të ketë regjistrim të ri.

Por, disa anëtarë të KQZ-së shprehën shqetësimin se pse akoma s’është shpallur rezultati i raundit të parë.

KQZ miratoi gjithashtu rezultatet e rinumërimit të 16 kutive nga 12 vendvotime të ndryshme, përfshirë Deçanin, Gllogocin, Gjilanin, Lipjanin, Prishtinën, Prizrenin, Shtimen dhe Suharekën. /Klankosova.tv