Afrohet 30 shtatori, pa asnjë hap konstituues

Kanë mbetur më pak se 100 orë kohë gjatë së cilës kohë nuk mund ta kryejë asnjë funksion.

Megjithatë, Kuvendit do t’i zgjidhen duart të martën e 30 shtatorit kur edhe do të përfundojë zyrtarisht masa e dytë e përkohshme që Kushtetuesja ia vendosi këtij instituicioni, raporton Klan Kosova.

Monitoruesit e tempullit të demokracisë janë të mendimit se organi më i lartë juridik në vend do të kërkojë përsëritje të votimit për disa nënkryetarë.

Por, ndryshe thotë një njohës i çështjeve kushtetuese. Kolë Krasniqi pret që gjykata të konstatojë së Kuvendi mund të vazhdojë punën edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga partia e serbëve të Kosovës, Lista Serbe.

Në masën e dytë që e vendosi më 5 shtator, veç Kuvendit, Kushtetuesja e pati ndalur edhe çdo procedurë për formimin e qeverisë. /Klankosova.tv