Seancat publike në Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë dëshmuar se gjyqtarët mbajnë anën e prokurorisë. Dokumentet dhe konventat ndërkombëtare tregojnë rolin e gjyqtarëve dhe elementeve që duhet të përfshijnë ata gjatë intervistimit, duke sfiduar rastin e Prokurorisë.
Në shumë raste, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, gjyqtarët kanë bërë më shumë pyetje sesa vetë mbrojtja. Madje, pyetje orientuese ku vendoset në kurth dëshmitari për interes të Prokurorisë.
Avokatët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar nga gjyqtarët të mos ia mbajnë anën Prokurorisë gjatë intervistimit të dëshmitarëve.
Zëvendësprokurori i Specializuar, Ward Ferdinandusse, përpos me rastin e krerëve të UÇK-së, po merret edhe me çështje të tjera.
Ai në një shkrim autorial ka treguar se përse ICC duhet të respektojë imunitetin e krerëve të shteteve të treta.
Shkrimin e tij, ai e ka publikuar në llogarinë e tij në LinkedIn. Madje, ai e ka etiketuar edhe gjyqtarin Guenael Mettraux, që është gjyqtar në rastin ndaj krerëve të UÇK-së dhe i cili është kritikuar më së shumti për pyetje orientuese për llogari të Prokurorisë.
Sipas zëvendësprokurorit Ward Ferdinandusse, këtë shkrim ai e ka diskutuar me gjyqtarin Guenael Mettraux, gjë që tregon afërsinë personale mes tyre.
Aktiviteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve në llogarinë LinkedIn është i madh.
Gjyqtarit zviceran, Guenael Mettraux, nuk i ka pëlqyer fakti se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka ikur vuajtjes së dënimit në çështjen Stormy Daniels.
Ai ka pëlqyer një shkrim ku kritikohet Qeveria amerikane.
“Donald Trump, i përjashtuar nga dënimi i tij pas dënimit në çështjen Stormy Daniels. Djali i Joe Biden falet nga babai i tij. A ka qeveria amerikane ende mësime për t’i mësuar dikujt?”, thuhet në shkrimin e Romaine Jean, të cilin e ka pëlqyer publikisht gjyqtari Guenael Mettraux./Demokracia.com/