Aeroplani që fluturoi nga Prishtina në Stamboll del nga pista, zbulohen detajet e incidentit

Aeroplani që fluturoi nga Prishtina në Stamboll del nga pista, zbulohen detajet e incidentit.

Ka dalur nga pista aeroplani që fluturoi nga Prishtina në Stamboll.

Bëhet e ditur se disa aeroplanë janë detyruar që për këtë shkak të kryejnë lëvizje rrethore, raporton AirportHaber, transmeton Klankosova.tv.

Nga ky rast nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq ekipet e aeroportit po vazhdojnë përpjekjet për ta larguar në mënyrë të sigurt avionin nga zona.

Autoritetet kanë deklaruar se pista do të mbetet e mbyllur derisa të përfundojë operacioni i shpëtimit.