Pretendohet se është gjurmuar përmes “Google Earth” aeroplani MH370 i zhdukur me 239 pasagjerë në bord.
Ai ishte zhdukur mbi Oqeanin Indian më 8 mars të vitit 2014, ndërkohë që po fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.
Malajzia kishte paguar një kompani amerikane për të gjetur aeroplanin e saj deri në muajin qershor.
Peter McMahon, inxhinier i mekanikës në Australi, i cili pohon të ketë punuar në hetimet lidhur me aksidentet ajrore për 25 vjet, insiston se ai ka gjetur aeroplanin. Ai ka shpërndarë fotot e NASA-s dhe hartat e “Google”-it.
Aeroplani u gjet 10 milje larg ishullit. Pjesë të avionit duken mbi sipërfaqen e ujit.
McMahon thotë se ai ka dërguar gjetjet e tij te Transporti dhe Zyra e Sigurisë australiane, e cila ka konfirmuar se mund të bëhet fjalë për aeroplanin e zhdukur.
Sipas tij, autoritetet nuk dëshirojnë ta gjejnë aeroplanin, pasi është i mbushur me plot vrima plumbash dhe gjetjet vetëm sa do të hapin hetime tjera./Shekulli/