Federata e Shoqatës së Mjekëve të Indisë (FAIMA), ka deklaruar se rreth 50 deri në 60 studentë të mjekësisë u dërguan në spital pasi aeroplani i Air India-s u përplas në konviktin e mjekëve, përcjell Reporteri.net.
Shoqata njofton se pesë studentë rezultojnë të zhdukur, ndërsa të paktën dy janë në njësinë e kujdesit intensiv.
Të afërm të disa mjekëve gjithashtu raportohen të zhdukur. Sipas FAIMA-s, shumica e pasagjerëve në bord u sollën në spital pa shenja jete.
/Reporteri.net/