Adriana Matoshi emocionon me urimin për të bijën

Sot Adriana Matoshi ka një arsye të veçantë për të festuar.

Vajza e saj Kaona, feston ditëlindjen, dhe aktorja e njohur ka bërë një urim tejet emocional, si vetëm një nënë mundet, shkruan “Kosovarja”.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime e parë pa kushte. Jam krenare për gjithçka që je dhe gjithçka që do të bëhesh. Ti je më shumë se e mrekullueshme. Shëndeti, harmonia dhe sukseset po të presin,” ishin fjalët e Adrianës.

Një dedikim i mbushur me dashuri, që prek zemrat e ndjekësve dhe tregon lidhjen e fortë nënë e bijë.