Një 16 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në një tentativë grabitje bashkë me tre persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 prillit në periferi të Romës. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur shqiptari i plagosur lihet në spital nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët arratisen më pas nga vendi i ngjarjes.
Shqiptari është qëlluar nga një i ri italian, pasi i pikasi duke vjedhur në shtëpinë e babait të tij në qendër të Monterotondos.
Policia arriti të identifikojë dhe të gjurmojë tre personat që ishin përfshirë në tentativën e grabitjes, duke analizuar të dhënat telefonike, patrullimin në pjesën jugore të Rimës dhe imazhet e kamerave mbikëqyrëse pasi lanë të plagosurin në spital.
Gjatë hetimeve, karabinierët arritën të zbulonin në Borghesiana një “Fiat Tipo SW”, me të cilinn katërshja ishte nisur për të grabitur nga Monterotondo. Por, gjatë grabitjes, ata u përballën me të shtëna pistoleta, ku mbeti i plagosur i mituri me origjinë shqiptare.
Pas hetimeve, u arrestua edhe një 34-vjeçar Vasile M., me origjinë rumune, një 19 vjeçar serb, i lindur në Itali, Zoran R si dhe një 16 vjeçar, të gjithë me precedentë.
Tre të paraburgosurit, të pyetur nga Prokurori Publik i Tivolit, pranuan se ishin autorë të vjedhjes në tentativë.
Të dy të rriturit u dërguan në burgun Rebibbia në Romë, ku sot është vlerësuar masa e sigurisë, ndërsa i mituri është shoqëruar në qendrën e posaçme ku do të gjykohet nga gjykata për të mitur.
Hetime intensive janë duke u zhvilluar për të zbuluar dinamikën e saktë të ngjarjeve që ndodhën brenda shtëpisë, ku viktima e vjedhjes Andrea Pulone shpërtheu ndaj hajdutëve duke qëlluar mbi 5 herë me pistoletë. Ndaj tij, po vijon hetimi për tejkalim të mbrojtjes ligjore.