Administrata Trump po analizon këto propozime si pjesë të pakos më të gjerë të mundësive për një periudhë post-Maduro. Megjithëse diskutimet po zhvillohen me ton të ulët publikisht, burimet pranë procesit thonë se interesi i Washingtonit është të sigurojë që çdo ndryshim regjimi të mos shoqërohet me dhunë masive ose vakum pushteti, që mund ta destabilizojë rajonin. Për momentin, planifikimi mbetet i brendshëm dhe nuk ka sinjale për hapa të menjëhershëm. Sipas CNN, procesi është ende në zhvillim dhe çdo vendim do të varet nga dinamika e brendshme politike në Venezuelë dhe reagimi i Ushtrisë, faktorit kyç në mbijetesën e regjimit të Maduros.

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, sipas Policisë së Kosovës në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete civile.

Dyshohet se njëra nga veturat ka kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt.

Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime, ku një prej tyre V.M e lindur më 1999 ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, më datë 09.12.2025 rreth orës 16:20, është informuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, ku kanë qenë te përfshira dy automjete civile, një me targa vendore dhe një me targa të huaja.

Njësitë e hetimeve të trafikut janë duke e hetuar rastin dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se njëra nga veturat ka kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime: dy shoferët dhe tre pasagjerë. Fatkeqësisht, njëra nga pasagjeret, i identifikuar me inicialet V. M. (1999), ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Mitrovicës Veri, rreth orës 20:30 trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme ligjore.

Njësitë kompetente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. Çdo pakujdesi në trafik mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.