Gregory W. Kehoe ishte avokat kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale. Ai këtë funksion e ushtroi nga viti 2021 e deri në vitin 2024.
Së fundmi, administrata Trump e ka emëruar ish-avokatin e Thaçit, Gregory W. Kehoe si prokuror të përkohshëm të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Floridës.
Sekretarja e Drejtësisë në SHBA e cila mban edhe pozitën e Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, ka treguar se Gregory W. Kehoe është emëruar në këtë pozitë më 31 mars 2025.
Si prokurori më i lartë federal për Qarkun e Mesëm, Kehoe do të mbikëqyrë një rajon me 35 qarqe që përfshin rajonin më të madh të Gjirit Tampa.
Prokurorët e SHBA për të tre rrethet e Floridës u zëvendësuan pasi Presidenti Donald Trump mori detyrën.
Këtë pozitë e ushtroi i emëruari i ish-presidentit Biden, Roger Handberg, por i njëjti u largua nga administrata Trump në shkurt të vitit 2025.



