Adeyemi drejt Serie A? Klubi i madh italian i rikthehet, por shifra…

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze.

23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët më premtues në Europë, edhe pse nuk është konstant me performancat e tij.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan që Juventusi ka interes për lojtarin ofensiv. Ai kushton rreth 45 mln euro, shifër e lartë për bardhezinjtë. Në Dortmund janë të gatshëm për ta shitur, por me këtë shifër dhe jo më pak.

The post Adeyemi drejt Serie A? Klubi i madh italian i rikthehet, por shifra… appeared first on Telesport.