Adeyemi dhe partnerja e tij shqiptare shmangin burgun, super gjobë për armë të paligjshme

Karim Adeyemi, sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i kombëtares së Gjermanisë, dhëndrri shqiptar (bashkëjeton me Loredana Zefi) është dënuar me 450.000 euro gjobë për posedim të paligjshëm të armëve, duke shmangur burgun, pasi nuk kishte precedent penal.

Me të është dënuar edhe e dashura e tij, reperja shqiptaro-zvicerane Loredana Zefi. Rasti ka ndodhur mbi një vit më parë, kur në apartamentin e Adeyemit u gjetën armë, një dorezë grushti prej hekuri dhe një neuroparalizues elektrik. Gjykata ia lejoi pagesën e gjobës me 60 këste nga 7.500 euro secila.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, deklaroi se armët vinin nga një porosi misterioze në TikTok. Borussia Dortmund njoftoi se “klubi i merr seriozisht akuzat penale dhe i trajton si mundësi për të diskutuar me punonjësit, në respekt të konfidencialitetit”, pa dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.

The post Adeyemi dhe partnerja e tij shqiptare shmangin burgun, super gjobë për armë të paligjshme appeared first on Telesport.