Ademola Lookman ndryshon mendje nga “halli”, nigeriani bën prapakthehu dhe tani pret ftesën e Atalantës

Ademola Lookman ka qenë padyshim një nga “telenovelat” kryesore të merkatos së verës së kaluar. Nigeriani kërkoi largimin nga Atalanta dhe arriti marrëveshjen personale me Interin, por oferta e zikaltërve nuk u pranua nga klubi bergamask.

Lojtari vendosi të fshijë çdo kujtim nga klubi duke hequr të gjitha postimet nga rrjetet sociale. Në dy javët e para të Serie A, nigeriani nuk është ftuar nga Atalanta, ndërsa për habinë e të gjithëve ai është futur në listën e lojtarëve për Champions League.

Mediat italiane raportojnë se pas përfundimit të angazhimit me ekipin kombëtar, Lookman ka vendosur të rikthehet në stërvitje me Atalantën dhe tani pret të ftohet për ndeshjen e fundjavës.

Mesa duket mes lojtarit dhe klubit ka më në fund “paqe”, e detyruar nga rrethanat për të dy palët.

The post Ademola Lookman ndryshon mendje nga “halli”, nigeriani bën prapakthehu dhe tani pret ftesën e Atalantës appeared first on Telesport.