Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon

Pasi ishtë shumë afër largimit nga Atalanta në merkaton e verës, por në fund u detyrua të qëndronte te bergamaskët, Ademola Lookman duket se do të largohet njëherë e mirë gjatë merkatos së janarit.

Fabrizio Romano raporton se destinacioni i ri i sulmuesit nigerian do të jetë Galatasaray, por klubi turk nuk është i vetmi që interesohet për 28-vjeçarin.

Galatasaray e sheh nigerianin si një lëvizje ideale për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për këtë sezon. Klubi turk transferoi për 75 milionë euro verën e fundit Victor Osimhen, duke treguar që ka ambicie të mëdha. Ndërsa në merkaton e janarit synimi i madh është një tjetër yll nigerian si Ademola Lookman.

Edhe pse nuk bën pjesë në kampionatet elitare, Galatasaray ka synime të qarta këtë sezon, ku përveç titullit kampion në Turqi, synon edhe suksesin në Europë.

The post Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon appeared first on Telesport.