Nigeria e ka nisur me fitore Kupën e Kombeve të Afrikës në grupin D, ku ka mposhtur 2-1 Tanzaninë në ndeshjen e parë. Për “Shqiponjat e Afrikës” zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të, Semi Ajayi, i cili shënoi me kokë, pas krosimit eprfekt të Alex Iwobi. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 ëpr nigerianët.
Tanzania e nis më mirë pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 50-të me M’Mombwa, pas një asisti fantastik të Miroshi. Kundërpërgjigjja e Nigerisë ishte e shpejtë me Ademola Lookman, sulmuesi shënoi një gol shumë të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë me një goditje fantastike.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Nigeria fiton 2-1 dhe kryeson grupin me 3 pikë, pas pak luhet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Tunizisë dhe Ugandës. Lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh Samuel Chukwueze, sulmuesi i Fulham, i cili po shkëlqen tregon një super formë tek ekipi anglez, ku erdhi pas dështimit te Milan.
The post Ademola Lookman fantastik, i jep fitoren Nigerisë me një supergol (video) appeared first on Telesport.













