Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka befasuar fansat me lançimin e EP-së së saj më të re, titulluar “Grua”.
Ky mini-album përmban pesë këngë të reja, një dhuratë për publikun në kuadër të 40-vjetorit të karrierës së saj të gjatë dhe të suksesshme në muzikë.
“Grua” përmban këngët “Bajat”, “Baju”, “A je ti”, “Vet kom vendos” dhe “Liria është femër”, të cilat tashmë janë publikuar dhe po pëlqehen gjerësisht nga adhuruesit e muzikës shqiptare.

Në klipet e këngëve, Adelina vjen me një pamje elegante dhe të kuruar deri në detaje, duke treguar edhe njëherë arsyet pse konsiderohet një nga divat më të mëdha të skenës shqiptare.
Ajo forcon imazhin e saj unik dhe profesional, duke sjellë jo vetëm muzikë, por edhe një estetikë që përçon forcën dhe stilin e saj të veçantë.
Ky mini-album është një dëshmi e përkushtimit dhe talentit të Adelina Ismailit, e cila edhe pas dekadash në skenë vazhdon të mbetet një nga figurat më të spikatura dhe të dashura për publikun shqiptar.