Këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titullin “Pasha mu”, duke rikthyer atmosferën ritmike të verës për fansat e saj.
Kënga është një hit me ritme verore dhe energji pozitive, e realizuar nga producenti i njohur Qelik Lipa, i cili ka kontribuar në shumë projekte të suksesshme muzikore në tregun shqiptar.
Në videoklipin që shoqëron këngën, Adelina shfaqet me një paraqitje mjaft tërheqëse dhe moderne.
Artistja nuk ngurron të theksojë linjat e saj të tonifikuara dhe stilin e saj elegant, duke krijuar një kombinim perfekt mes pamjes dhe muzikës.
Ky projekt vjen si paralajmërim për një verë të ngarkuar për këngëtaren, e cila pritet të jetë mjaft aktive me koncerte, paraqitje publike dhe projekte të reja muzikore gjatë muajve në vijim.
Me “Pasha mu”, Adelina dëshmon se mbetet një nga emrat më të pëlqyer të skenës pop shqiptare, duke sjellë gjithmonë freski dhe ritëm në repertorin e saj artistik.