Pas një fushate të ngadaltë e të menduar mirë, arriti muzika e re e Adele pas gjashtë vjetësh.
Easy On Me, një baladë me piano dhe emocionale, u publikua në mesnatë, duke u ofruar fansave pamjen e parë të “albumit të saj të divorcit”, të titulluar 30.
Ky do të jetë vazhdimi i saj për albumet e suksesshme 19, 21 dhe 25.
Easy On Me e paraqet Adele duke shpjeguar vendimin e saj për t’u larguar nga martesa në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj për mirëkuptim.
“Unë ndryshova nga ajo që isha për t’ju vënë ju të dyve në radhë të parë” këndon ajo, “por tani unë heq dorë”.