Acerbi vlerëson Chivu: Inteligjent dhe me ide të shkëlqyera, na ka befasuar të gjithë

Humbjet kundër Udinese dhe Juventus në kampionat kërcënuan të shkaktonin një krizë të vogël te skuadra e Inter, por situata ndryshoi shpejt falë fitoreve kundër Ajax dhe Sassuolo, të cilat i rikthyen besimin ekipit.

Francesco Acerbi mbetet një figurë kyçe te skuadra zikaltër edhe pse ka ardhur një trajner i ri. “Chivu ka luajtur ndeshje të forta, ka fituar dhe është i përgatitur. Seancat stërvitore janë të ndryshme nga ato të Inzaghi, janë më intensive”, tha Acerbi.

Ai është një person i mirë, ka ide të shkëlqyera. Më ka befasuar vërtet në një mënyrë pozitive. Ai e di çfarë do të thotë të fitosh, çfarë do të thotë të humbasësh për një lojtar dhe çfarë mendojmë ne”, shtoi mbrojtësi zikaltër.

Më tej, Acerbi tha: “Është një person shumë inteligjent. Puna gjithmonë shpërblehet, edhe nëse nuk fiton gjithmonë. Më pëlqen përpjekja, përndryshe nuk ndihem i përmbushur. Janë qëllimet që i vendos vetes dhe vuajtja dhe koha që investon për t’i arritur ato”.

The post Acerbi vlerëson Chivu: Inteligjent dhe me ide të shkëlqyera, na ka befasuar të gjithë appeared first on Telesport.