Acerbi dhe De Vrij e mbyllën ciklin e tyre, Inter e gjen zgjidhjen te… Barcelona

Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij janë në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe do të largohen si lojtarë të lirë në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë filluar të mendojnë që tani për mbrojtjen e sezonit të ri.

Sipas asaj që raporton “Sportal”, një nga emrat që po ndjek Inter është edhe Eric Garcia, mbrojtësi i Barcelonës, i cili po ashtu është në vitin e fundit të kontratës me katalanasit dhe pse është përfolur për një rinovim të mundshëm, deri tani nuk ka ndodhur.

Garcia shihet nga ziklatrit si një mbrojtës që mund të përshtatet më së miri me sistemin e Cristian Chivu dhe mundësia për ta transferuar falas është një shtysë shumë e për transferimin e mundshëm të tij.

The post Acerbi dhe De Vrij e mbyllën ciklin e tyre, Inter e gjen zgjidhjen te… Barcelona appeared first on Telesport.