Duke qenë se Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, i pari 37 vjeç dhe i dyti 33 vjeç, janë drejt perëndimit të karrierës, Inter ka piketuar zëvendësuesin ideal të tyre.
“Calciomercato.com” raporton se Inter ka gjetur në Bundesligë, atë që duket si qendërmbrojtësi ideal. Konstantinos Koulierakis, 21-vjeçar i Wolfsburg është synimi i madh i zikaltërve për merkaton e janarit.
Ne vërën e vitit 2024, Koulierakis u transferua nga PAOK te Wolfsburg për 12 milionë euro dhe aktualisht vlera e tij është dyfishuar. Sezonin e kaluar, ai luajti 30 nga 33 ndeshje në Bundesligë dhe ishte padyshim lideri i mbrojtjes së Wolfsburg.
Kur ishte 19 vjeç, për qendërmbrojtësin grek pati interes konkret nga Milan, por për arsye që ende nuk dihen nuk u bë i mundur transferimi te kuqezinjtë.
The post Acerbi-De Vrij drejt perëndimit të karrierës, Inter piketon qendërmbrojtësin që i mungon appeared first on Telesport.