“Acar” mes Chivu dhe Conte në TV, evitojnë përshëndetjen. Rumuni thumboi: Mjaft me ankesat për kalendarin

Rivaliteti mes Cristian Chivu dhe Antonio Conte duket i pashmangshëm, mes polemikave të vazhdueshme që nga fillimi i sezonit dhe një episodi televiziv, pas ndeshjeve ndaj Arsenalit dhe Kopenhagenit. Gjatë një lidhjeje në “Sky”, trajnerët u shfaqën në ekran të ndarë dhe u ftuan të përshëndeteshin. Reagimi i Chivu befasoi.

Me shikim nga kamera, ai e mbylli menjëherë intervistën me “faleminderit të gjithëve, mirupafshim”, duke e lënë Conte të palëvizur në ekran. Fillimisht u mendua se ishte pasojë e polemikave të fundit, por hulumtimi më i kujdesshëm e shfajëson Chivu. Ai nuk kishte kufje në atë moment dhe ka gjasa të mos e ketë dëgjuar ftesën.

Megjithatë, fjalët e Chivu për kalendarin tingëlluan si kundërpërgjigje ndaj Conte: “Dy ndeshje më shumë nuk ndryshojnë asgjë. Duhet të ndalojmë së ankuari se po luajmë çdo tri ditë. Të gjithë klubet më të mira të Europës e bëjnë këtë, edhe Arsenali”. Tensioni rritet, me përballje të mundshme në titull, Champions dhe Kupën e Italisë.

The post “Acar” mes Chivu dhe Conte në TV, evitojnë përshëndetjen. Rumuni thumboi: Mjaft me ankesat për kalendarin appeared first on Telesport.