Abrashi i VV-së gjen faj te Vjosa Osmani: Foli si autoritet i Kushtetutës, nuk dha zgjidhje për atë çka iu adresua

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka akuzuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për sjellje sikur një “autoritet i Kushtetutës” dhe se “nuk ofroi zgjidhje” për atë çka, sipas tij, iu kërkua nga kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari.

“Në mbledhjen e 15 prillit, kryesuesi i Kuvendit duke e pa këtë situatë me plotë të drejtë iu adresua presidentes së shtetit në lidhje me atë se si të dalim dhe veprojmë tash e tutje, sepse është një rast i paprecedentë.

Në vend se presidentja të jap një drejtim ose udhëzim se si të dilet ajo konstaton vetëm nevojën për të debllokuar institucionet. Ajo foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës por nuk dha zgjidhje për problemin që adresoi kryesuesi i Kuvendit”, tha Abrashi në RTK.