Abrashi: Grupi jonë parlamentar i vetmi grup politik konstruktiv

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi theksoi se grupi i tyre parlamentar mbetet i vetmi grup politik “reflektues”.

Pas dështimit të përpjekjes së 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Abrashi tha se LVV po zhvillon takime të vazhdueshme me përfaqësues të subjekteve të tjera politike për të gjetur një zgjidhje.

Megjithatë, sipas tij, nuk është vetëm detyrë e LVV-së të gjej një konsensus.

“Grupi jonë parlamentar mbetet i vetmi grup politik që ka vullnetin konstruktiv për të dalë nga kjo situatë, sepse ne jemi të vetmit ata që thërrasin takime me parti politike, që vijnë votojmë në kuvend që propozojmë alternative për të dalë nga kjo situatë. Po i afrohemi afatit kohorë ku gjykata kushtetuese ka përcaktuar edhe detyrimin e kuvendit të Kosovës që ta konstituojë por nuk po ka zëra të arsyes.. Takimet me përfaqësuesit e takimeve politike VV-ja po i bën vazhdimisht jo sot por edhe dje e pardje edhe nesër. Le ta shohim të gjithë se kush është bllokuesi i vërtetë edhe pas 50-të tentativave për formimin e Kryesisë së Kuvendit”, tha Abrashi.

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e kaluara, me mosarritjen e formimit të Komisionit për votim të fshehtë.

Vetëm 50 deputetë votuan pro këtij Komisioni.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari theksoi se vazhdimi i seancës së radhës mbahet të hënën në orën 11:00.

Vazhdimet e deritanishme të seancës për konstituimin e legjislaturës së re kanë dështuar pasi koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

The post Abrashi: Grupi jonë parlamentar i vetmi grup politik konstruktiv appeared first on Kosovapost.net.