Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK’së), Faton Abdullahu ka deklaruar se Albin Kurti s’do të kishte guxim të përballet me Serbinë.
Abdullahu ka thënë se Kurti nuk ka guxim të ballafaqohet me Serbinë.
“Ai nuk e ka guximin të ballafaqohet me korrupsionin e krimin. I mungon guximi për tu ballafaquar me Serbinë. Ligji duhet të zbatohet. Tjetër nëse ata si parti vendosin të mos e respektojnë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Tutje Abudllahu ka thënë se Kurti duhet me qenë tolerant ndaj partive tjera sepse ndryshe nuk ka sukses ndaj Serbisë.
“Guxim me qenë flesibil tolerant me vëlain tënd, për të qenë të suksesshëm me Serbinë. Se ka dëshmu që ka prirje të bëhet me vëllain e vet kundër Serbisë”.